Regjistrimi për trajnimin sipas seksioneve § 42 dhe § 43 të aktit “Për mbrojtjen nga infeksionet”



0%


Udhëzime të përgjithshme për pjesëmarrjen dhe regjistrimin "Udhëzime sipas nenit 42 dhe nenit 43 të ligjit për mbrojtjen nga infektimi":

  1. Pjesëmarrja
  2. Në vijim ju keni mundësinë për t'u regjistruar për një udhëzim online sipas ligjit për mbrojtjen nga infektimi, i cili ju përçon rregullat më të rëndësishme të higjienës në lidhje me ushqimet. Pas përfundimit të kursit ju merrni një vërtetim, të cilin duhet ta paraqitni te punëdhënësi juaj. Online nënkupton që ju mund ta kryeni mësimin nga shtëpia ose nga ndonjë vend tjetër. Ju nevojitet vetëm një PC, Notebook, tablet, smartfon ose gjëra të ngjashme si dhe një lidhje e qëndrueshme interneti..
    Pjesëmarrja është me detyrim pagese. Informacione të hollësishme gjeni në "2. Regjistrimi".
    Për ecurinë: Ju do të shihni një film në gjermanisht për rreth 20 minuta (gjuhët e huaja shfaqen me titra) dhe do të lexoni një broshurë (disponohet në gjuhë të ndryshme). Më pas, jepni një test Multiple Choice (me vendosje kryqesh), për të vërtetuar suksesin tuaj të të mësuarit. Ju edhe mund ta përsëritni testin, nëse është e nevojshme.
    Vërtetimin për testin e përfunduar me sukses mund ta shkarkoni direkt në fund. Në raste përjashtuese ne jua dërgojmë këtë edhe nëpërmjet emailit. Por meqë dërgimi nëpërmjet emailit nuk është rrugë e sigurt transmetimi, ne ju tërheqim vëmendjen për rreziqet e lidhura me të.
    Datat e trajnimit ofrohen të hënën deri të premten nga ora 8:00 deri në orën 20:30 dhe të shtunën midis orës 9:00 dhe 15:30.
    TZG (Technologiezentrum Glehn GmbH, Hauptstraße 76, 41352 Korschenbroich-Glehn) vendos në dispozicion platformën e udhëzimit dhe është në dispozicion për ju, gjatë dhe pas udhëzimit për pyetjet teknike. Përmbajtjet profesionale të udhëzimit online sipas nenit 42 dhe nenit 43 të ligjit për mbrojtjen nga infektimi janë kontrolluar dhe miratuar nga zyra e shëndetësisë.
  3. Regjistrimi
  4. Me procedurën e mëposhtme ju mund të regjistroheni për udhëzimin. Zgjidhni një datë udhëzimi nga oraret e disponueshme. Ju e rezervoni datën, duke paguar direkt online kostot prej 28,00 Euro. Transferta paraprake është gjithashtu e mundur. Për këtë kontaktoni me anë të telefonit në Hotline tonë   0 2182 - 8507 - 65 dhe kini parasysh vonesën, sepse vetëm pas hyrjes së pagesës ju do të merrni një link për rezervimin e datës.
    Pas regjistrimit ju merrni nëpërmjet emailit një konfirmim regjistrimi /faturë, i cili shërben për ta paraqitur te punëdhënësi.
    Një përshkrim të saktë të udhëzimit për higjienën e gjeni në linkun e mëposhtëm: Ecuria
    Lexoni me vëmendje ecurinë tani ose më së voni përpara datës suaj të udhëzimit.
    Në udhëzimin online janë përfshirë shërbimet e mëposhtme: Udhëzimi, lëshimi dhe dërgimi i vërtetimit.
    Si opsion pagese keni në dispozicion mënyrat e mëposhtme:
    • Giropay (transferta online)
    • Kartë krediti
    • PayPal
    • Transferta nëpërmjet bankës (Është i mundur vetëm nëpërmjet Hotline   0 2182 - 8507 - 65 Rezervimi i datës vetëm pas hyrjes së pagesës Koha e përpunimit rreth 4 ditë)
     Udhëzime të tjera:
    • Një zbritje/ulje e shumës së pagesës së udhëzimit është e mundur vetëm përpara regjistrimit! Një përshtatje e mëvonshme e tarifave nuk mund të kryhet!
    • Vërtetimi për pjesëmarrjen në udhëzim nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj kur filloni punë për herë të parë.
    • E gjithë ecuria e udhëzimit zgjat si rregull rreth 45 minuta.
    • Ju keni zgjedhjen për gjuhët e mëposhtme:
      • Shqip*, arabisht, bullgarisht*, kinezisht*, gjermanisht (përfshirë gjuhën e shenjave), gjermanisht (gjuha e thjeshtë), anglisht, farsi, frëngjisht*, greqisht*, italisht*, japonisht*, koreanisht*, kroatisht*, kurdisht*, polonisht, portugalisht*, rumanisht, rusisht, serbisht*, sllovakisht*, spanjisht*, çekisht*, turqisht*, ukrainisht, hungarisht, vietnamisht*
      • * = Video vetëm me titra
    • Videotelefonata që bëjmë për datën e udhëzimit për qëllime identifikimi është në gjuhën gjermane.
    • Nëse jeni në dijeni të argumentimeve për një ndalim të aktivitetit, kontaktoni direkt me zyrën e shëndetësisë që është përgjegjëse për ju!



Politika për privatësinë